Biden heq kufizimet për personat që duan të udhëtojnë në SHBA

schedule08:38 - 26 Tetor, 2021

schedule 08:38 - 26 Tetor, 2021

Joe Biden nënshkroi një dekret të ri, në lidhje me kufizimet e udhëtimit për personat që duan të udhëtojnë në SHBA. Të miturit nën moshën 18 vjeç nuk do të kenë nevojë të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Për udhëtarët e vaksinuar, kufijtë që ishin mbyllur që nga marsi 2020 për miliona persona në mbarë botën do të rihapen më 8 nëntor. Nga detyrimi i vaksinimit do të përjashtohen vetëm disa kategori udhëtarësh: sipas një dokumenti të publikuar nga qeveria amerikane, disa nga pjesëmarrësit në provat klinike të vaksinës, ata që kanë arsye mjekësore për të mos u vaksinuar, ata që udhëtojnë për qëllime humanitare ose arsye urgjente dhe ato që vijnë nga vende ku disponueshmëria e vaksinave është e ulët.

Testi i koronavirusit para nisjes

Fëmijët mbi dy vjeç që nuk janë vaksinuar do të testohen tre ditë para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara nëse udhëtojnë me të rritur të vaksinuar. Nëse udhëtojnë vetëm ose të shoqëruar nga të rritur të pavaksinuar, ata do të bëjnë testin një ditë para nisjes.

Kjo masë vlen edhe për shtetasit amerikanë dhe qytetarët e përhershëm që kthehen në Shtetet e Bashkuara. Sipas Shtëpisë së Bardhë, i takon linjave ajrore që të kontrollojnë certifikatat e vaksinimit përpara se të hipin në avion.

SHBA ka njoftuar se do të pranojë  të gjitha vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Pfizer / BioNTech, Sinopharm dhe Sinovac).

Linjat ajrore duhet gjithashtu të mbledhin informacion nga udhëtarët për ti lejuar  autoritetet t’i lokalizojnë ata pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara nëse janë infektuar ose kanë pasur kontakt me një person të infektuar me Covid-19./abcnews.al