Biden godet Zelenskyn: Ukraina nuk na dëgjoi kur paralajmëruam pushtimin rus

schedule08:21 - 11 Qershor, 2022

schedule 08:21 - 11 Qershor, 2022

“Vladimir Putin po përpiqet të zhdukë jo vetëm kombin e Ukrainës, por edhe kulturën”. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh, gjatë së cilës tha se presidenti rus e sheh kryeqytetin Kiev si “selinë e Nënës Rusi”.

Biden më pas vuri në dukje se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, thekson presidenti amerikan.

“Shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja. Por e dija se ne kishim informacione se kjo gjë do të ndodhte. Putin ishte gati të kalonte kufirin, nuk kishte asnjë dyshim,” ka thënë presidenti amerikan./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!