Cnn ka publikuar rezultatet e dy shteteve të fundit në të cilat ka përfunduar tashmë procesi i numërimit të votave. Joe Biden ka fituar në Georgia duke mbërritur kuotën e 306 votave elektorale ndërsa Trump ka fituar në Karolinën e Veriut duke fituar në 232 vota elektorale. Por Shtëpia e Bardhë ende është e bindur që do të jetë sërish Trump ai që do të betohet në 20 janar, ndërsa ky i fundit refuzon procesin e tranzicionit të pushtetit.
Rezultati është pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në 2016-ën, kur ishte Trump fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 të Hilary Clinton.
“Koha do të tregojë se kush do të jetë president në janar”. Me këtë fjali, Trump është rishfaqur në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë dhe ka folur sërish për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Por ai foli dhe për vaksinën anti Covid që sipas tij do të jetë administrata Trump ajo që do e shpërndajë.
“Vaksina do të jetë e disponueshme për të gjithë popullsinë sa më shpejt, duke nisur që nga muaji prill, ndërsa brenda pak javësh do të shpërndahet për kategoritë më të prekshme, theksoi Trump. Me përjashtim të New York, ku do të duhet autorizimi i guvernatorit Cuomo që deri tani, sipas Trump, ka refuzuar bashkëpunimin për arsye politike.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nga ana e saj u shpreh se do të ketë një mandat të dytë për presidentin Trump, dhe do të jetë ai që do të betohet në 20 janar.
Ndërkohë ekipi i tranzicionit i Biden ka kërkuar qasje në të dhënat e shërbimit presidencial të inteligjencës, një gjë që deri tani i është mohuar nga Trump, si çdo gjë tjetër që parashikon procesi i tranzicionit./abcnews.al