Biden e krahasoi Putin me Xi Jinping, reagon Kremlin

schedule22:42 - 26 Mars, 2021

schedule 22:42 - 26 Mars, 2021

Kremlini  i është përgjigjur presidentit të SHBA-së Joe Biden, i cili krahasoi udhëheqësin kinez Xi Jinping me Presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se Pekini dhe Moska ishin kundër përpjekjeve të drejtuara nga SHBA për të imponuar demokracinë e tyre në vendet e tjera.

Zëdhënës i Presidentit rus Dmitry Peshkov, ka theksuar se Uashingtoni e konsideron demokracinë e vet si të vetmen të drejtë dhe Shtetet e Bashkuara kurrë nuk heqin dorë nga përpjekja për të imponuar atë që e quan demokraci në vendet e tjera të botës.

“Botëkuptimi i Putinit dhe Xi Jinping janë plotësisht identikë. Si Moska, ashtu edhe Pekini janë kundër një demokratizimi të tillë,” ka thënë Peshkov.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në mes të një prej periudhave më të këqija në marrëdhëniet SHBA-Kinë në dekada, Presidenti i SHBA Joe Biden krahasoi Presidentin Kinez Xi Jinping me Presidentin Rus Vladimir Putin të Enjten, duke i quajtur ata të dy ithtarët e autoritarizmit.

Zëdhënësi i Kremlinit  theksoi se nëse një vend nuk i plotëson standardet amerikane, atëherë në Amerikë ai përshkruhet me fjalë të ndryshme, duke thënë se është autoritar, ose diçka tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!