Biden do të shpallë nesër paketë të rëndësishme të ndihmës ushtarake për Ukrainën

schedule16:17 - 20 Shtator, 2023

schedule 16:17 - 20 Shtator, 2023

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të shpallë një tjetër paketë “të rëndësishme” ndihme ushtarake për Ukrainën nesër, sipas një zyrtari amerikan.

Zyrtari, i cili dëshironte të mbetej anonim, nuk dha detaje se sa do të vlente paketa, apo çfarë do të përfshihej, shkruan Sky News.

Njoftimi është caktuar të përkojë me vizitën e Presidentit Zelensky në Uashington DC.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën – me shpenzime të raportuara mbi 60 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës./abcnews.al