Biden do të legalizojë 11 milion emigrantë

schedule15:33 - 18 Janar, 2021

schedule 15:33 - 18 Janar, 2021

Joe Biden do të përpiqet të legalizojë më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm në vend, me procedurën e dhënies së kartës së gjelbër atyre që jetojnë prej pesë vitesh në vend, të cilët mund të marrin dhe nënshtetësinë pas tre vitesh të tjera.

Emigracioni ishte një nga temat më të forta të betejës së Donald Trump dhe do të jetë dhe për Joe Biden, por në anën e kundërt të programit, duke ndihmuar dhenë filozofinë se si mund të përballet vendi me këtë problem.

Presidenti i ri ka vendosur të përballet me çështjen e emigrantëve që nga dita e parë kur do të ulet në Shtëpinë e Bardhë në atë që do të jetë në të njëjtën kohë një reformë e madhe dhe një akt simbolik për një shkëputje totale me të kaluarën: legalizim kundër shtypjes, hapje në vend të ndërtimit të mureve.

Mijëra emigrantëve të rinj që vijnë nga Amerika qendrore për të trokitur në dyert e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtëpia e Bardhë Biden ka dhënë një mesazh: Mos ejani tani pasi fluksi rrezikon të jetë i pamenaxhueshëm.

Por shoqëruar me premtimin për të ripërcaktuar shumë shpejt procedurat për azilin politik dhe ribashkimit familjar si dhe për miratimin e një procedure të re të emigracionit të ligjshëm

Paketa legjislative që Biden ka ndërmend të dërgojë në kongres, parashikon procedura paralele për marrjen e nënshtetësisë amerikane. Një më i shkurtër, që prek më shumë se një milion persona që aktualisht kanë një status për mbrojtje të përkohshme; – janë emigrantët klandestinë që kanë mbërritur në territorin amerikan kur ishin fëmijë dhe që prej vitesh jetojnë, studiojnë dhe punojnë në vend; ose nëpunësit e domosdoshëm, puna e të cilëve në kohë pandemie është dhe më e rëndësishme.

Një proces më i gjatë që prek të paktën dhjetë milion klandestinë të përqendruar kryesisht në metropolet e mëdhenj dhe në disa shtete jugore si Florida dhe Teksas.

Ky i fundit ka të bëjë me ligjin për emigracionin, duke u nisur nga propozimi i ish presidentit Bush që u refuzua nga partia republikane që kontrollonte kongresin në atë kohë; dhe që u rimor pjesërisht nga presidenca e Barak Obamës. Biden ka ndërmend që të mos lidhë më lehtësimin e emigracionit me politikat e sigurisë përgjatë kufijve.

Me miratimet e reja emigrantët klandestinë do të kenë te drejtë të jetojnë ligjërisht duke pasur kartën e gjelbër, pasi të kenë jetuar për pesë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të marrin nënshtetësinë pas tre vitesh të tjera. Nuk do të jetë e lehtë për Biden që një propozim i tillë të miratohet nga kongresi amerikan. Dhe pse demokratët kanë kontrollin si në dhomën e përfaqësuesve ashtu dhe në senat, projektligji do të përballet me opozitën e lobit të anti emigrantëve.

Dhe nuk përjashtohet mundësia që ndonjë deputet apo senator demokrat në shtetet kufitare ku problemi është më i dukshëm, të bashkohet me republikanët në mënyrë që të rrëzohet kjo reformë.

Duke i dhënë nënshtetësinë miliona njerëzve që jetojnë, punojnë dhe paguajnë taksat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen mund të përkthehet si 11 milion zgjedhës të rinj pro Biden– rrjedhimisht në mbështetje të partisë demokrate.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!