SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim nga viti i ardhshëm.
Presidenti Joe Biden bëri premtimin në një samit virtual të mbledhur në kuadër të pandemisë së Covid-19, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke premtuar një “arsenal vaksinash”.
Ekspertët thonë se rreth 11 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë globale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv minimal prej 40% të mbulimit të vaksinave në çdo vend deri në fund të vitit 2021. Por qëllimi nuk ka gjasa të përmbushet.
Ndërsa shumë vende me të ardhura të larta tani i kanë dhënë të paktën një dozë më shumë se gjysmës së popullsisë së tyre, vetëm 2% e qytetarëve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e parë, sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit. m.v/abcnews.al