Biden dhe Netanyahu do të takohen në Uashington në fund të korrikut

schedule09:09 - 3 Korrik, 2024

schedule 09:09 - 3 Korrik, 2024

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohen në Uashington në fund të korrikut, kur lideri izraelit të vijë për t’iu drejtuar Kongresit të SHBA në lidhje me luftën në Gaza, tha një zyrtar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Netanyahu është planifikuar t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik gjatë një vizite në Uashington.

Ai do të flasë në një seancë të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!