Biden dënon sulmin rus në Poltava: Do të vazhdojmë të mbrojmë Ukrainën

schedule08:54 - 4 Shtator, 2024

schedule 08:54 - 4 Shtator, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi bombardimin e forcave të armatosura ruse në qytetin e Poltava në Ukrainë, që rezultoi në vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e 271 të tjerëve.

“Ky sulm është një kujtesë tragjike e përpjekjeve të vazhdueshme dhe të ashpratë Putinit për të shtypur vullnetin e një populli të lirë,” tha Biden.

Presidenti amerikan siguroi se administrata e tij “do të vazhdojë” të mbështesë Ukrainën, veçanërisht duke i ofruar asaj “sistemet e mbrojtjes ajrore dhe aftësitë që i nevojiten” për mbrojtjen e saj.

/abcnews.al