Presidenti Joe Biden ka dënuar ashpër dhunën në Mianmar që la të vdekur shumë se 100 persona- përfshirë disa fëmijë në ditën më të përgjakshme që nga grushti i shtetit dy muaj më parë.
Ushtarët dhe policia kanë vrarë qindra persona në shtypjen brutale gjatë javëve të protestave masive që kërkojnë rivendosjen e demokracisë dhe lirimin e udhëheqëses civile Aung San Suu Kyi.
Të paktën 107 njerëz të tjerë u vranë të shtunën, sipas një deklaratë të Kombeve të Bashkuara. Numri i të viktimave që prej grushtit të shtetit të 1 shkurtit është rritur në të paktën 459, sipas grupit të monitorimit të Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP).
AAPP tha se 13 të tjerë u vranë të dielën, pas ditës më vdekjeprurëse të dhunës në tetë javë pas grushtit të shtetit./abcnews.al