Biden dënon ashpër vrasjen e 4 myslimanëve: Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë

schedule19:34 - 7 Gusht, 2022

schedule 19:34 - 7 Gusht, 2022

Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka dënuar ashpër vrasjen e 4 burrave të besimit mysliman në Albuquerque.

Biden ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Sipas tij këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

Postimi i Biden:

Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman.

Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

/Abcnews.al/