Biden bën thirrje për ndalimin e makinave elektrike kineze

schedule09:09 - 12 Prill, 2024

schedule 09:09 - 12 Prill, 2024

Presidenti Joe Biden ka bërë thirrje për ndalimin e importeve të makinave elektrike të prodhimit kinez në SHBA.

Kryetari i Komitetit të Bankave të Senatit, Senatori Sherrod Broën, tha “Makinat elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA po hapte një hetim nëse makinat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Uashingtoni mund të vendosë kufizime në lidhje me shqetësimet se teknologjia në makinat e prodhuara në Kinë mund të “mbledhë sasi të mëdha të dhënash të ndjeshme për drejtuesit dhe pasagjerët e tyre”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ai paralajmëroi makinat që janë të lidhura me internetin “përdorin rregullisht kamerat dhe sensorët e tyre për të regjistruar informacione të detajuara mbi infrastrukturën amerikane; ndërveprojnë drejtpërdrejt me infrastrukturën kritike; dhe mund të pilotohen ose çaktivizohen nga distanca”.

Kina është prodhuesi më i madh në botë i makinave dhe konkurron me Japoninë për të qenë eksportuesi më i madh i automjeteve.

Këtë javë, ndërsa ishte në një udhëtim në Kinë, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, paralajmëroi Pekinin se Uashingtoni nuk do të lejonte përsëritjen e “shokut kinez” të fillimit të viteve 2000, kur importet kineze vërshuan në Amerikë.

Në përgjigje, zëvendësministri i financave i Kinës, Liao Min, shprehu “shqetësim të madh” për kufizimet që SHBA ka vendosur në tregti dhe investime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!