Biden “bën fushatë” me kapelen e Trump në kokë

schedule11:19 - 12 Shtator, 2024

schedule 11:19 - 12 Shtator, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden ishte i qeshur dhe e mori me sportivitet bisedën me një mbështetës të Donald Trump gjatë një vizite në stacionin e zjarrfikëseve në Shanksville të Pensilvanisë.

Me kapelen me mbishkrimin Trump në dorë, mbështetësi i ish-Presidentit iu afrua Biden dhe i kërkoi që të hidhte një autograf mbi të, ndërsa nuk e kurseu një batutë për kujtesën problematike të liderit të Shtëpisë së Bardhë.

“A do ta nënshkruani për mua? Të kujtohet emri?”, tha me shaka mbështetësi i manjatit republikan.

“Jo, nuk më kujtohet, jam plakur dhe jam i ngadaltë”, ishte përgjigjia ironike e Biden.

“Ti je plakur”, këmbënguli bashkëbiseduesi duke buzëqeshur.

“Ti di diçka edhe për të qenit i moshuar”, ia ktheu Biden, duke shtuar: “Ti më kujton një djalë me të cilin jam rritur në lagje”.

Më pas, Presidenti e merr kapelen mbështetësit të Trump për të hedhur firmën e tij mbi të, ndërsa ai i thotë: “Më duhet ajo kapelë”.

Në fund, presidenti, duke buzëqeshur, e vendos kapelën e fushatës së Trump në kokë, një veprim i shoqëruar me buzëqeshjen e tij dhe duartrokitjet e të pranishmëve, ndërsa bashkëbiseduesi i tij mban atë presidenciale dhe i thotë Bidenit: “Tani jam krenar për ty, plak”.

Presidenti më pas shpjegoi se ajo që ndodhi ishte “një shenjë e uljes së tensioneve dhe unitetit në një ditë zie dhe përkujtimore për Shtetet e Bashkuara”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!