Presidenti amerikan Joe Biden siguroi se adresimi i krizës në Gaza është gjithashtu prioriteti i tij dhe bën thirrje që të merren urgjentisht masa për krizën humanitare në Gaza, në ditën e shtatë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
“Ekipet tona në rajon po punojnë dhe janë në kontakt me qeveritë e Izraelit, Egjiptit, Jordanisë dhe vendeve të tjera arabe dhe Kombeve të Bashkuara, për të rritur ndihmat humanitare”, tha presidenti amerikan nga Filadelfia ku do të njoftojë politikat ekonomike. “Ne nuk duhet të harrojmë se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kanë asnjë lidhje me Hamasin”, shtoi ai.
Sipas të dhënave të fundit, të vdekurit në Gaza janë 1900 dhe prej tyre 614 janë fëmijë dhe 370 janë gra ndërsa 7696 persona të tjerë janë plagosur. /abcnews.al