Në një intervistë ekskluzive për ABC News, e cila ende nuk është transmetuar e plotë, presidenti amerikan Joe Biden i bëri apel emigrantëve që të mos lënë qytetet dhe komunitetet e tyre për të ardhur në SHBA, pasi të gjithë do kthehen mbrapsht.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë vuri theksin në faktin se ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në territorin amerikan, dy vitet e fundit.
Më tej ai tha se njerëzit kanë krijuar idenë, se Biden është një burrë i mirë dhe prandaj mund të vijnë të gjithë: Por fakti është se unë nuk jam një burrë i mirë, përfundoi ai./abcnews.al