Joe Biden ka deklaruar se të paktën 70% e amerikanëve do të jenë të vaksinuar deri në korrik. Gjithashtu presidenti amerikan u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht personave nën 40 vjeç, që të vaksinohen në një përpjekje për të mposhtur virusin.
Në një fjalim 15-minutash nga Shtëpia e Bardhë, ai paraqiti një plan me pesë pika, i cili përfshin synimin e vaksinimit të 70% të popullsisë deri në 4 korrik.
52% e të popullsisë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, duke përfshirë 75% të të gjithë të moshuarve./abcnews.al