Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bici humbet të parën/ Volejbollistja shqiptare luan çerekfinalen në Itali

schedule13:05 - 10 Mars, 2025

schedule 13:05 - 10 Mars, 2025

Nuk mundi të ishte në nivelin më të mirë. Erblira Bici jo se luajti keq, por pa arritur kulmet e saj të zakonshme dhe kjo i kushtoi skuadrës në ndeshjen e parë çerekfinale të plej ofit për titull në Serinë A.

Në fushën e një skuadre shumë të fortë si Vero Volej Milano, ekipi i shqiptares, Valefolia, humbi thellë me shifrat 0-3, ndonëse mbetet në garë.

Bici realizoi 10 pikë, 8 prej të cilave në sulm dhe dy direkt nga shërbimi. Ajo bëri vetëm dy gabime, dhe ishte lojtarja e dytë më e mirë e Valefolias pas amerikanes Sajmën Li.
Milanezet triumfuan në sete me rezultatin 25-23, 25-16 dhe 25-16.

Pra vetëm në setin e parë pati luftë, ndërsa më pas mikeshat sikur u dorëzuan. Më e mira e përballjes ishte ylli i shquar i kombëtares së Italisë, Paola Egonu me 17 pikë, e ndjekur nga Sila dhe Kurtagiç.

Të mos harrojmë se Milano është në çerekfinale të Championsit të volejbollit të femrave dhe madje fitoi 3-0 ndeshjen e parë ndaj skuadrës së fortë turke, Ekzazibashi të Stambollit. Çerekfinalja e dytë e plej ofit në Serinë A do të luhet të dielën e ardhshme, në 16 mars në Valefolia, dhe Bici me shoqe shpresojnë fitoren për ta shtyrë çështjen e kualifikimit për në sfidën e tretë përcaktuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!