Nëse ti dhuron zërin tënd njëherë, ai mund të dëgjohet mijëra herë. Në këtë studio të Institutit të nxënësve që nuk shikojnë çdokush mund të lexoje libra, duke dhuruar zërin që më pas iu vjen në ndihmë rreth 13 mijë personave qe nuk shikojne në të gjithë vendin, në këtë mënyrë ata zgjerojnë horizontin e tyre, duke dëgjuar librat në audio.
Për herë në parë në Shqipëri është krijuar një biblotekë audiodigjitale, që erdhi si nevojë E të gjithë njerëzve që nuk shikojnë.
“Janë dy kategori që shkojnë paralelisht, librat brail përmes të prekurit dhe librat audio që është emocioni më i madh se është zëri njerëzor që nuk mund të ngatërrohet me asgjë tjetër, është vegla muzikore më e bukur që kemi”.
Mbi 600 orë të lexuara nga libra të ndryshëm, janë tashmë pjesë e kësaj biblioteke, qw pritet te pasurohet me tej.
“Përvec personazheve të njohur, janë bashkuar edhe 44 lexues të tjerë, që janë njerëz të thjeshtë, njerëz që e kuptojnë nevojën tonë dhe duan që zëri i tyre të mbetet në këtë bazë të madhe të audios dhe të dhënave”.
Biblioteka audiodigjitale, do t’ju vijë në ndihmë jo vetëm nxënësve, por edhe personave të tjerë qe vuajne mungesën e shikimit.
“Të gjithë këto orë do të hidhen në një platforme të mbështetur nga delegacioni i BE, i cili po implementohet dhe do të bëjë të mundur që të shkojë kudo në të gjithë Shqipërinë, ku nxënësit do të mund të ndjekin përmes një tableti, në cdo shkollë ku janë në orët e mësimit special”.
Emiliano Lule, i cili e ka humbur shikimin kur ishte 20 vjeç, e quan një mision të përmbushur që kjo bibliotekë tashmë është krijuar, ndërsa për këdo ka këtë thirrje.
“Dhuro edhe ti zxërin, sepse zëri mund të shkojë aty ku shikimi nuk mundet”./abcnews.al