Beyonce vendos rekord në historinë e “Grammy Awards”

schedule09:21 - 15 Mars, 2021

schedule 09:21 - 15 Mars, 2021

Beyonce ka bërë histori duke u bërë artistja e parë që ka fituar më shumë çmime në historinë e “Grammy”. Diva e muzikës rrëmbeu katër çmime mbrëmjen e së dielës, duke mposhtur kështu dhe Alison Krauss.  Ajo mori çmimet “Performanca R&B më e mirë” për “Black Parade”, “Kënga më e mirë rep” dhe “Performanca më e mirë Rep” për “Savage” dhe “Videoja më e mirë muzikore”, “Brown Skin Girl”, duke vendosur rekord me 28 çmime të fituara gjatë karrierës së saj.

“Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar. Si artiste, mendoj se është puna ime dhe e të gjithëve që të reflektojmë kohë pas kohe. Ka qenë periudhë e vështirë, prandaj unë dua t’ju inkurajoj dhe të festoj për gjithë bukurinë e mbretëreshave dhe mbretërve me ngjyrë që vazhdojnë të më frymëzojnë mua dhe gjithë botën.“, tha diva e muzikës.

Beyonce smiles on stage in a black dress with large earings

Nëntë nominimet e Beyonce këtë vit e bënë atë artisten femër më të nominuar në historinë e Grammy, me 79 nominimet e saj të barabarta me Paul McCartney. Beyoncé ishte gjithashtu pjesë e një momenti tjetër historik, kur Megan Thee Stallion u bë artistja e parë femër që fitoi çmimin e këngës më të mirë rap. /abcnews.al

Beyonce won her 28th Grammy for Black Parade | Arts and Culture News | Al Jazeera