Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Beyonce publikoi albumin vizual, Adele ka diçka për të thënë

schedule08:22 - 3 Gusht, 2020

schedule 08:22 - 3 Gusht, 2020

Pak ditë më parë, diva e muzikës Beyonce publikoi albumin vizual të titulluar “Black is King”. Së fundmi, lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtarja e famshme britanike, Adele.

Krijuesja e hitit “Someone like you” ka pozuar e veshur njësoj si Beyonce në klipin “Already”, shpreh vlerësim për albumin e ri të divës së muzikës. Në një reagim në Instagram, Adele shkruan: “Faleminderit mbretëreshë që gjithmonë na bëre të të ndjehemi të dashur përmes artit tuaj.”

Por, ajo që bie në sy është dhe pamja e këngëtares 32-vjeçare, duke treguar fizikun e saj që ka fituar pas një diete strikte. Ndërkohë, kujtojmë që Beyonce lançoi pak ditë më parë “Black is King”, një vazhdimësi i albumit të vitit 2019: “The Lion King: The Gift”.

Albumi i dedikohet “mbretërve dhe mbretëresha të reja në kërkim të kurorës së tyre” dhe “është një dedikim për eksperiencën e të qenit një njeri me ngjyrë”. Albumi është shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga vetë fituesja e disa çmimeve Grammy, Beyonce. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!