Beyoncé, CEO i Twitter dhurojnë 6 milion dollarë në luftën kundër koronavirusit

schedule09:45 - 24 Prill, 2020

schedule 09:45 - 24 Prill, 2020

Beyoncé ka bashkuar forcat me drejtorin e përgjithshëm të Twitter Jack Dorsey për të dhuruar 6 milion dollarë për punonjësit e vijës së përparme.

Iniciativa bamirëse e Beyoncé-s “BeyGOOD” në partneritet me “#Startsmall” -in e CEO të Twitter Jack Dorsey do të dhurojë 6 milion dollarë për të ndihmuar organizatat që ofrojnë shërbime të shëndetit mendor për njerëzit që vuajnë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Fondi do të shkojë drejt organizatave lokale me bazë në komunitet si UCLA, Aleanca Kombëtare për Sëmundjen Mendore (veçanërisht në New York, Houston, New Orleans, dhe Detroit), Qendra Mjekësore e Bashkuar,  Mathew 25, dhe më shumë.

Një deklaratë në faqen e internetit të BeyGOOD thotë: “Komunitetet me ngjyrë po vuajnë kaq shumë për shkak të pandemisë COVID-19.

Shumë familje jetojnë në disa zona dhe shtëpi që e bëjnë më të vështirë praktikimin e distancës sociale. Komunitetet që tashmë kishin mungesë fonde për arsim , shëndetësi dhe strehim janë ballafaquar me nivele alarmante të infektimit nga virusi dhe viktimave. Dhe këtyre komuniteteve u mungon qasja në testime dhe kujdesi i barabartë shëndetësor. “/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!