Kriza e pandemisë e ka futur industrinë e muzikës në një ngërç. Si rezultat, shumë personazhe publikë kanë organizuar koncerte virtuale si një mënyrë për të qenë më afër fansave të tyre. Beyonce ka vendosur të anulojë turneun botëror 2012, duke iu bashkuar listës së artistëve që do të interpretojnë nëpërmjet livestreams.
Beyonce dëshiron t’i ofrojë një përvojë unike virtuale. Ajo gjithashtu po planifikon ta promovojë albumin me të cilin po punon me “një shfaqje virtuale që fansat mund ta ndjekin në shtëpi.”
“Beyonce dhe ekipi i saj aktualisht po hartojnë një plan për të krijuar një shfaqje virtuale të drejtpërdrejtë për të shfaqur muzikën e saj të re në 2021, tani që ajo nuk mund të bëjë turne për shkak të Covid. Ajo është e gatshme të bëjë çdo gjë për të bërë një spektakël të vërtetë.“, tha një burim për gazetën “The Sun”. /abcnews.al