Betohet te Meta, Ahmetaj zyrtarisht ministër i Rindërtimit

schedule10:16 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 10:16 - 20 Dhjetor, 2019

Arben Ahmetaj është betuar sot para Presdentit të Republikës, Ilir Metës. Ahmetaj fillon kështu nga sot detyrën si ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Posti i ri për Ahmetajn u propozua nga kryeministri Edi Rama, ku sipas tij i gjithë riparimi i dëmeve dhe kompesimi i familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit solli nevojën për hajen e një vendi të posaçëm në tryezën e Këshillit të Ministrave ku besimi shkoi për ish-ministrin e tij të financave.

Arben Ahmetaj si ministër u kundërshtua nga opozita, pasi e cilësuan si më të korruptuarin. Ndërsa nga ana tjetër kreu i Shtetii Ilir Meta shprehu gatishmërinë e menjëhershme për ta dekretuar Ahmetajn në këtë post./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!