Betohet qeveria e përkohshme në Bullgari

schedule10:29 - 9 Prill, 2024

schedule 10:29 - 9 Prill, 2024

Presidenti bullgar, Rumen Radev emëroi të martën një qeveri të përkohshme, të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Glavtsev, për të udhëhequr vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat ai i ka caktuar për 9 qershor , tha në një deklaratë zyra e presidentit.

Votimi për zgjedhjet parlamentare do të përkojë me zgjedhjet për anëtarët e Parlamentit Evropian në Bullgari, tha ai.

“Ne duhet të jemi garantuesit e stabilitetit, ne nuk mund të lejojmë që vendi ynë të përfshihet në një krizë kushtetuese, të jemi peng i ambicieve dhe dëshirave partiake,” deklaroi Glavtsev në ceremoninë e betimit të qeverisë.

Glavçev, 60 vjeç, ka drejtuar më parë Gjykatën e Auditimit të vendit.

Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian, është tronditur nga paqëndrueshmëria politike pas protestave kundër korrupsionit në vitin 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!