Betohet për herë të tretë në krye të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi

schedule13:16 - 30 Korrik, 2019

schedule 13:16 - 30 Korrik, 2019

Fredi Kokoneshi u betua për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë. Ndonëse në zgjedhje pa garë, ai u shpreh i keqardhur se do të donte një proces me rival, por kjo nuk ndryshon asgjë.

Për zv/kryeministrin Erjon Braçe dhe deputet i Divjakës, procesi i konstituimit të Këshillave Bashkiak dhe kryetareve të rinj është në përputhje me ligjet e Kushtetutës shqiptare.

Braçe kërkon të mos krijohet vakum nga disa kryetarë bashkiakë të opozitës të cilët nuk lirojnë zyrat. Këshilli bashkiak i Divjakës ka 31 anëtare, nga të cilët 26 janë të PS, ndërsa dy nga PSD, 1 nga PDS, 1 nga PUK, (Partia Unitetit Kombëtar) dhe 1 nga ABDE, (Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane)./ABC News Albania 24/7