Betohet para Presidentit gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Toska: Do jem besnik ndaj Kushtetutës

schedule12:13 - 26 Shtator, 2022

schedule 12:13 - 26 Shtator, 2022

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës,  Bajram Begaj e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj se:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese Ilir Toskës, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë,  Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,  Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë,  Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!