Betohen 3 anëtarë të SPAK, Meta: Qëndrojini besnik vetëm Kushtetutës

schedule15:44 - 21 Maj, 2020

schedule 15:44 - 21 Maj, 2020

Në Institucionin e Presidentit të Republikës këtë të enjte është zhvilluar  ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pas betimit të tyre tashmë numri i prokurorëve të SPAK shkon në 12.

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë KLP ka miratuar listën me 15 vende vakante KLP ka miratuar listen me 15 vende vakante, ku në pritje për të qenë anëtarë të SPAK janë Anton Martini, Manjola Kajana dhe Elisabeta Imeraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!