Betimi i Trump/ Daci: Moment i rëndësishëm për SHBA dhe aleatët. Bota nuk është si disa vite më parë kur ai la detyrën

schedule13:16 - 20 Janar, 2025

schedule 13:16 - 20 Janar, 2025

Politologu Alban Daci thotë se betimi i presidentit amerikan, Donald Trump është moment i rëndësishëm për SHBA dhe aleatët e saj.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Daci u shpreh se bota nuk është si 5 vite më parë, teksa shtoi se BE ka krizë lidershipi, ndaj krerët e Francës dhe Gjermanisë nuk do të marin pjesë në inagurimin e Trump.

“Nuk vjen në një formë normale, për shkak të karizmës së tij. Bota nuk ishte si 5 vite më parë. Një angazhim prej 40 vitesh i Biden, u mundua të mbetet një prej shërbëtorëve të SHBA. Mendoj se kush do të marrë apo jo pjesë, janë dielaktika të vendeve të vogla si Ballkani, përpiqen të përdorin fotografitë e tyre me presidentin amerikan. Për vende të tjera të botës, besoj se nuk ka rëndësi kush janë ftuar. SHBA mbetet vendi më i madh. Nuk mendoj se kancelari gjerman ka nevojë të marrë ftesë, nuk mendoj se ka kërkuar. Gjermania ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me SHBA. Diçka më ndryshe ka të bëjë me Melonin. BE ka edhe një krizë liderhsipi, prandaj nuk merr pjesë Franca dhe Gjermania. Italia po kthehet në narracionin e vjetër të saj, të djathtës klasike, deri në ekstreme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!