Betimi i Binajt, SHBA-BE: Me këtë bashkëpunim, Kushtetuesja mund të jetë gati deri më 31 dhjetor

schedule16:16 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 16:16 - 22 Dhjetor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Altin Binajn për betimin sot si Gjyqtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, diplomatja amerikane ka falenderuar presidentin e vendit Ilir Meta, që mundësoi atë që Kim e quajti një zhvillim pozitiv.

Ambasadorja shkruan se falë këtij “veprimi dhe bashkëpunimi urgjent” mes Presidencës, KED-së dhe Parlamentit, është e mundshme që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor.

POSTIMI I PLOTË

“Urime Altin Binajt për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta, për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Falë këtij veprimi dhe bashkëpunimit urgjent mes Presidencës, KED dhe Parlamentit, Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale deri më 31 dhjetor.”

Altin Binajn e ka uruar edhe Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili në një postim në Twitter shkruan se tashmë i mbetet KED që të finalizojë pa vonesa listën për anëtarët e tjerë që duhet të caktohen nga presidenti.

Kujtojmë se Altin Binaj është zyrtarisht anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Ai është betuar mesditën e kësaj të marte përpara presidentit Ilir Meta, pasi u zgjodh nga Kuvendi në seancën e shkuar plenare. Binaj merr sot detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Bashkë me Binajn Gjykata Kushtetutese ka 5 anëtarë, mes të cilëve Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!