I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, profesori i elektronikës, Prof. Dr. Betim Çiço është shprehur se rinia shqiptare është më zgjuara në Europë.
Ai shprehet se në krahasim me studentët në trevat shqiptare, Kosovë apo Maqedoni kemi disa diferenca që koha do ti shuaj, por në mentalitet ngjasojmë shumë me njëri tjetrin dhe nga pikëpamja intelektuale jemi thuajse në të njëjtin rrafsh, tha Çiço.
“Në mënyrë shumë të thjeshtë, nëse do të duhet të zgjidhja për të realizuar një kërkim shkencor do të preferoja edhe studentë shqiptarë të maqedonisë edhe të Kosovës, sepse kam pasur grupe të shkëlqyera. Shkenca është një element fillestar për të bashkuar trevat tona, bashkimi duhet të fillojë nga ky nivel. Nuk ka një mur ndarës, por mungojnë iniciativat për realimin e mirëfilltë të kërkimeve shkencore sepse ajo që është më e rëndësishme është pjesa e Akademisë”, shprehet ai.
“Gjatë mësimdhënies time në Prishtinë kam pasur studentë të mrekullueshëm, por me thënë të drejtën duhet të bëhet shumë më tepër për arsimin. “Rinia shqiptarë është një nga pjesët më të zgjuara në Europë”, tha Çiço.
Sipas tij kërkimi shkencor, nuk është pronë e individit, vendet e zhvilluara kanë mundësitë e realizimit të kërkimit shkencor, por sado i vogël të jetë një vend, nëse ka kapacitet dhe përkushtim atëherë mund bëhet i mundur realizimi i kërkimit shkencor.
“Fushat ku kërkimi shkencor mund të aplikohet sipas refleksioneve të mia, në akademi do ta filloja në shkencat e natyrës. Elementë të tillë që meren me kërkim shkencor ka , por të thuash që bëhet kërkim shkencor është një fjalë shumë e madhe sepse duhet të egzistojë hierarkia e kërkimit shkencor, grupet solide që e kanë kërkimin shkencor prej vitesh. Është e rëndësishme të fillosh kërkimin shkencor kërkon periudhën e saj kohore, shteti shqiptar së bashku me Akademinë e Shkencave duhet të bashkëpunojë për të ndryshuar situatën. Së pari duhet të përcaktohen disa fusha prioritare ku ne duhet të përgatisim kapacitetet kryesore intelektuale dhe të kemi mbështeje finaciare, nëse do të arrihet kjo theksoj se në një periudhe 10 vjeçare mund të bëjmë një kërkim shkencor ku mund ti afrohemi Europës”, tha Çiço.
“E kemi rininë, kemi burimet njerëzore për të hyrë në të gjithë fushat e kërkimit shkencor, por duhet të kuptojmë që shkenca është pronë e kombit shqiptar, me shkencë dhe arsim duhet ti shërbejmë rinisë. Duhet zgjidhur pjesa e mbështetjes së kërkimit shkencor”, tha Çiço./abcnews.al