Është padyshim kryefjala e javës së 28-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League. “Të Kuqtë” e Liverpool do të presin në “mitikun” e tyre, “Anfield Road”, “Qytetarët” e Manchester City, në një përballje, që pritet të tregojë edhe më shumë për ekipin që do të ketë më shumë shanse për fitimin e titullit kampion këtë sezon.
Sa i përket formacioneve, tekniku, Jurgen Klopp i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë, në mungesë të Alisson është vendosur Kelleher. Në krahët e mbrojtjes janë Bradley e Joe Gomez, me qendrën që mbulohet nga kapiteni, Virgil van Dijk, si dhe Quansah. Organizimi i lojës në mesfushë i është besuar treshes Szoboszlai-MacAllister-Endo, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Harvey Elliott, Darëin Nunez e Luis Diaz.
Në krahun tjetër, tekniku, Pep Guardiola ka vendosur t’i pozicionojë në fushë “Qytetarët” e tij, me formulën 3-2-4-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë braziliani, Ederson e para tij në mbrojtje janë Ake, Akanji e Kyle Ëalker. Më të tërhequr në mesfushë janë John Stones e spanjolli Rodri, ndërsa nga krahët vijnë dy “fantazisitët”, Julian Alvarez e Phil Foden. Në qendër të mesfushës pozicionohen dy të magjishmit, Kevin De Bruyne e Bernardo Silva, ndërsa në sulm është vendosur i vetëm “Vikingu”, Erling Haaland. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: