Betejë për Superioren: Kastrioti gati, Tomori karikohet me premio

schedule09:58 - 30 Maj, 2021

schedule 09:58 - 30 Maj, 2021

Pikëpyetja e vetme për Superioren e merr sot përgjigjen, pasi prej orës 16:00 zbresin në fushë Kastrioti dhe Tomori për t’u ndeshur për një vend në 10 skuadrat e elitës së sezonit të ardhshëm.

Sigurisht krutanët janë pak më të favorizuar, pasi luajnë në Kamëz, si pritës. Gjithsesi nga ana tjetër Tomori nuk udhëton i dorëzuar dhe kërkon që të rikthehet në elitë.

Drejtuesit e klubit madje kanë vendosur edhe një premio që kap shifrën e 15 mijë eurove. Futbollistët normalisht do të kenë një arsye më tepër për të dhënë gjithçka në fushën e blertë. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!