Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas protestës së djeshme të opozitës, shprehet i bindur se beteja e nisur është pa kthim dhe ajo do të përfundojë me rrëzimin e qeverisë.
“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve. Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurt drejt mirëqënies për njerëzit”, shkruan Basha.