Beteja të forta e formalitete, e Para dhe e Dyta zbresin në fushë

schedule09:58 - 27 Shkurt, 2021

schedule 09:58 - 27 Shkurt, 2021

Sot luhet futboll edhe në të Parën e të dytën, teksa rezervohen ndeshje interesante. Në grupin A Vora, që ka treguar se është e rrezikshme dhe di të bëjë dëme, sfidon Korabin në Kompleksin Internacional.

Në “Reshit Rusi” Veleçiku sfidon Erzenin në krizë, teksa Dinamo ka transfertën ndaj Orikut, me kryeqytetasit, që janë favoritë në këtë ndeshje, teksa luftojnë për t’u ngjitur në Superiore. Në grupin B bie në sy Tomori-Lushnja, ndeshje mes skuadrash në pjesën e sipërme të renditjes.

Edhe Egnatia-Pogradeci në stadiumin e Shkumbinit pritet të jetë një sfidë e bukur, pe liqenorët, që në këtë sezon nuk janë pozitat e atij të kaluar. Të gjitha këto ndeshje nisin në orën 13:30.

E vetmja ndeshje me orar ndryshe është ajo mes Flamurtarit dhe Besës në Luz. Kjo sfidë është rezervuar të nisë në 14:00. Flamurtari është në mesin e renditjes këtë sezon dhe e ka të vështirë të provojë ngjitjen në Superiore, teksa ndryshe ndodh me Besën, që ka ndërtuar një skuadër konkurruese.

Ndërkohë në fushë zbresin edhe skuadrat e grupit A të Kategorisë së Dytë. Kryesuesit e Shkumbinit luajnë në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa bie në sy sfida mes Sopotit dhe Luzit, sy skuadra, që pretendojnë ngjitjen në të parën. /abcnews.al