Beteja për Severodonetsk, lideri separatist: Ukrainasit duhet “të heqin dorë ose do të vdesin”

schedule12:11 - 13 Qershor, 2022

schedule 12:11 - 13 Qershor, 2022

Forcat ukrainase në Severodonetsk duhet të dorëzohen ose do të vdesin, sipas një deklaratë të liderit separatist të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR) në Ukrainën lindore, shkruan CNN.

“Ata kanë dy opsione: ose të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre dhe të heqin dorë, ose të vdesin,” tha Eduard Basurin, nënkryetari i Departamentit të Milicisë Popullore në DPR.

“Ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër,” shtoi ai.

Forcat ruse kanë marrë në kontroll pjesën më të madhe të Severodonetsk , epiqendra e betejës së përgjakshme për rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha të hënën se Ukraina po përpiqej të evakuonte disa njerëz nga qyteti, por ishte e kufizuar nga shkalla e bombardimeve.

Gjithashtu forcat ruse kanë zmbrapsur ukrainasit nga qendra e Severodonetsk, sipas një deklarate Forcave të Armatosura të Ukrainës (AFU).

Hayday tha se rreth 500 civilë, duke përfshirë 40 fëmijë, janë ende të strehuar në fabrikën kimike të qytetit Azot, e cila ka qenë në bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse.

/abcnews.al