Ukraina ka deklaruar se forcat e saj kanë shënuar fitore në lindje të vendit në një kundërofensivë për të rimarrë territorin që ra në duart e forcave ruse menjëherë pas pushtimit të vendit në shkurt, sipas mediave të huaja.
“Trupat ukrainase po përparojnë në Ukrainën lindore, duke çliruar qytete dhe fshatra. Guximi i tyre i shoqëruar me mbështetjen ushtarake perëndimore po sjell rezultate mahnitëse”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Oleg Nikolenko në një deklaratë në mediat sociale.
“Është thelbësore që të dërgohen sa më shumë armë në Ukrainë. Të mundësh Rusinë në fushën e betejës do të thotë të fitosh paqen në Ukrainë”, shtoi.
Vlerësimi i tij për ritmin e arritjeve të Ukrainës erdhi pasi presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi të premten vonë se trupat e tij kishin rimarrë rreth 30 vendbanime në rajonin verilindor të Kharkiv.
/abcnews.al