Beteja për Kupën e Shqipërisë, FSHF zgjedh gjashtë arbitra për finalen e madhe

schedule13:57 - 2 Gusht, 2020

schedule 13:57 - 2 Gusht, 2020

Tirana dhe Teuta janë gati për finalen e Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat do të zbresin në fushën e “Air Albania” në orën 20:00. Bardheblutë duan një tjetër trofe pas fitimit të titullit kampion. Ekipi kryeqytetas nuk e fiton Kupën prej sezonit 2016/2017 dhe do tentojë sonte ta fitojë për herë të 17-të në histori.

Të njëjtën gjë dëshiron edhe Teuta, që njësoj si bardheblutë, feston 100-vjetorin këtë vit. Tre herë e ka ngritur në qiell klubi durrsak këtë trofe, për herë të fundit në sezonin 2004/2005. Djemtë e Edi Martinit siguruan kualifikimin në Europa League dhe tani duan trofeun.

FSHF ka zgjedhur gjashtë arbitra për gjykimin e kësja përballje. Kryesor do të jetë Eldorjan Hamiti, arbitri i FIFA-s. Asistentë të tij janë Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo. Pas portave do të pozicionohen Kridens Meta dhe Juxhin Xhaja, ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur Dojando Myftari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!