Brad Pitt thuhet se do të paraqesë kërkesën për kujdestarinë 50 me 50 të fëmijëve të tyre, pas ndarjes me Angelina Jolie. Një burim tha për Entertainment Online pretendon se aktori “ka bërë gjithçka që mundet për të shmangur këtë situatë gjyqësore, por beson se ai “nuk ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër”, në mënyrë që t’i shohë fëmijët më shpesh.
“Brad po kërkon që kujdestaria të vendoset 50 me 50. Angelina dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë. Ajo është shumë e strukturuar me fëmijët. Brad shpreson ta bëjë këtë të funksionojë për shkak të rëndësisë bashkë-prindërore.”, tha burimi.
Pitt dhe Jolie njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016, por ende nuk janë dakordësuar mbi kujdestarinë e fëmijëve. Pavarësisht dramës së ndarjes së tyre, Pitt thuhet se ka niosur një romancë të re me një modele gjermane, e cila tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë e madhe me Jolie.
Modelja u vendos në qendër të kritikave kohët e fundit, pas një postimi që bëri në rrjete sociale, ku shkruante se “njerëzit e lumtur nuk urrejnë”. Ky koment u bë shkak që ndjekësit të reagonin ashpër ndaj saj, pasi sipas tyre mesazhi ia tribuohej ish-partneres së Pitt. xh.d/abcnews.al