Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në 24 shkurt, ndërkohë që kanë kaluar disa javë asnjë përparim nuk është bërë drejt Kievit. Planet ruse për të marrë kryeqytetin ukrainas duket se nuk kanë shkuar siç duket, teksa autokolona e nisur shumë ditë më parë mbetet ende e bllokuar milje larg.
Nga ana tjetër, ushtarët ukrainas vijojnë betejën për të mbrojtur kryeqytetin nga pushtuesi. Fotografi i BBC Gleb Garanich ka qenë në vijën e parë të frontit në rajonin e Kievit, duke bërë foto të ushtarakëve dhe grave ukrainase.
Fotoja kryesore tregon Tetiana Chornovol, një ish-deputete e Parlamentit të Ukrainës, e cila tani po përdor një sistem armësh raketash, antitank.
g.v/abcnews.al