“Beteja” në Kushtetuese/ Zëdhënësi i Presidentit: Janë manipuluar dhe falsifikuar provat nga Kuvendi

schedule11:35 - 7 Shkurt, 2022

schedule 11:35 - 7 Shkurt, 2022

Teksa në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose jo, të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, këshilltari  Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij janë falsifikuar.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili shkruan se Kuvendi ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave.

Ndërkohë Blushi ka njoftuar edhe një konferencë për mediat nga Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj.

Postimi i Tedi Blushit:

Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak, pas pak Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Transmetim LIVE në faqen zyrtare të Presidentit Meta në Facebook.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!