Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja në gjykatë, Kushtetuesja rrëzon Metën: Asnjë gjyqtar s’e jep dorëheqjen

schedule12:44 - 1 Shkurt, 2022

schedule 12:44 - 1 Shkurt, 2022

Gjykata Kushtetuese ka rinisur seancën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, por pas tërheqjes për vendim, gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk dorëzoi dorëheqjen, pavarësisht kërkesës së Presidentit Ilir Meta.

Lexo edhe: U kërkoi dorëheqjen, Kushtetuesja i përgjigjet Metës: Ku e shikon shkeljen?

Pretendimet për Vitore Tushën rrëzohen, por edhe Fiona Papajorgjin për kërkesën e një procesi disiplinor u vlerësua se nuk përbëjnë shkak për përjashtimin e gjyqtarëve nga trupa.

Lexo edhe: Meta: Kërkoj dorëheqjen e trupit gjykues

Gjithashtu, sa i përket pretendimit për organizimin e shortit, sipas gjykatës janë çështje të pavarësisë organizative të këtij institucioni.

Edhe kërkesat për Sonila Bejtjan dhe Elsa Toskën janë rrëzuar duke vijuar seancën për kërkesën e parlamentit për shkarkimin e Presidentit.

Pjesë nga debati

Këshilltarja e Presidentit: A mundet një kryetare e re e Kuvendit të lëshojë një kërkesë për përfaqësuesen e Kuvendit, pasi legjislatura ka përfunduar. Kërkojmë që gjykata kushtetuese të mos legjitimojë Kuvendin e kaluar. Është e detyrueshme që të verifikohet cdo hap mbi legjitimitetin për mënyrën si ka formalizuar qëndrimin e saj dhe a ka legjitimitetin për të vijuar përfaqësimin

Klodilta Bushka: Ka non sens jurdik

Ndërpritet seanca, do të merret vendimi mbi kërkesën e përfaqësuesit të Presidentit; Pra, a është vullneti i paralementit të ri, njësoj si i vjetri që e shkarkoi?

Rimblidhet gjykata, Vitore Tusha: Kryetarja e kuvendit ka autorizuar përfaqësuesit.

Fillon relatimi, gjyqtari Përparim Kalo ka 30 pyetje për përfaqësuesit e Kuvendit.

Seanca ndërpritet.

Janë 70 pyetje të bëra nga trupa gjykuese. Bushka kërkoi 2 orë për tu përgjigjur pyetjeve.

Bledar Dervishaj kërkoi një ditë tjetër marrjen e përgjigjeve pasi dy orë janë pak.

Gjykata do të vendosë sa kohë do të japë.

Seanca do rinis ne 17:30

Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!