Beteja në Apel, GJKKO vendos më 4 shkurt për Tahirin

schedule13:39 - 31 Janar, 2022

schedule 13:39 - 31 Janar, 2022

Apeli i GJKKO do të japë vendimin për Saimir Tahirin në datën 4 shkurt ora 13:00.

Me trupë të re gjykuese ditën e sotme në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që ka bërë mbrojtjen, në prani të avokatit Maks Haxhia.

Prokuroria kërkon dënimin e Tahirit me 8 vite burg duke mos lëvizur nga akuzat.

Por Tahiri tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve. Gazetari i “ABC”, Ermal Vija raporton se pas Tahirit ka qenë radha e Jaeld Çelës për të bërë mbrojtjen.

Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!