Beteja me racizmin në Itali, klubi i Serie A gjen zgjidhjen ideale

schedule10:34 - 6 Shkurt, 2020

schedule 10:34 - 6 Shkurt, 2020

Hellas Verona është klubi i parë që vendos t’i përdorë. Thirrjet “buuu” ndaj Mario Balotelli, më 3 nëntor, rikthyen në skenë racizmin në Serie A. Një fenomen që duhet luftuar dhe tashmë ka një përpjekje reale për të dënuar ata që realisht i lëshojnë këto thirrje në stadiumet italiane.

Zgjidhja janë kamerat  e trupit, që do t’i mbajnë stjuartët në stadiume. Hellas Verona kishte premtuar se do bëhej klubi i parë që do e luftonte fenomenin e racizmit. Në ndeshjen kundër Lecce u testuan për herë të parë kamerat kundër racizmit.

Nuk dihet se sa kamera do të përdoren të shtunën në takimin Hellas Verona-Juventus, por ky është një hap pozitiv. Klubet nga ana tjetër duhet të ndërgjegjësohen dhe ta ndërmarrin një hap të tillë. Federata Italiane ka qenë e qartë, që duhet gjetur një zgjidhje.

Nëse klubet e Serie A nuk duan dënime kolektive, atëherë do të duhet ta përqafojnë këtë zgjidhje dhe të identifikojnë personat që do të nxitin thirrje raciste në stadiume.  Nëse kjo ndodh, atëherë edhe dënime nuk do të ketë për to. /abcnews.al

 

Kamerat e trupit | Foto: Gazzetta dello Sport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!