Beteja me koronavirusin, Serbia siguron 93 milionë euro nga BE

schedule14:50 - 31 Mars, 2020

schedule 14:50 - 31 Mars, 2020

Në kuadër të luftës ndaj koronavirusit BE i ka ofruar ndihmën prej 93 milionë euro Serbisë.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Twitter shkruan se gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë të ditur edhe ndihmën e BE-së.

“Bisedova sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në luftën kundër koronavirusit dhe do të ndihmojë Serbinë me mbi 93 milionë euro për nevoja të menjëhershme dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike të pandemisë”, shkruan Varhelyi.

Ndihmat për Serbinë do të ndahen në dy faza, 15 milionë euro përkrahje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë dhe 78.4 milionë euro përkrahje për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Ndërkohë deri më tani në Serbi numri i viktimave ka shkuar në 16 ndërsa i të infektuar me Covid 19 mbi 780. /abcnews.al