Beteja me Covid 19, më në fund pas një muaji dhomat e urgjencës në Bergamo bosh

schedule15:54 - 20 Prill, 2020

schedule 15:54 - 20 Prill, 2020

Bergamo më në fund po merr frymë nga beteja më virusin e panjohur që mori jetën e mijëra personave. Këtë të hënë fatmirësisht ambjentet e spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji janë bosh: korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë.

Nuk duken më barela me bombula oksigjeni dhe nuk ka as rreshta të gjatë me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital. Skenat simbolike të cunamit pandemic që goditi qytetin Italian të Bergamo, me repartee të kujdesit intensive mbushur me të sëmurë rëndë, mjekë të raskapitur nga stresi dhe lodhja, nuk ekzistojnë më, as dhe sinjalet e alarmit të ambulancave nuk dëgjohen. Tani për tani të paktën ato mbeten një kujtim i largët i lënë pas.

Ky është spitali i 0parë më i torturuar në betejën me Covid 19 që më në fund pas 45 ditëve është çliruar nga presioni i ditëve të këqija, atyre ditëve që dukeshin se nuk do të mbarronin kurrë.Shkëndija e dritës po bëhet diçka edhe më e ndritshme. Pas një periudhe ‘zjarri’ pandemik, sot është ulur ndjeshëm numri I rasteve në gjendje të rëndë. Situata po I kthehet normalitetit.

Në mes të emergjencës shëndetësore, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital për infeksionin e koronavirusit, deri para pak ditësh kishte arritur në 500 pacientë kurse tani ka rënë në 298./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!