Beteja ligjore mes Amber Heard e Johnny Depp. Analistja “lexon” sjelljet e aktores: Kush ishte agresori në martesë

schedule17:41 - 5 Maj, 2022

schedule 17:41 - 5 Maj, 2022

Analistja e sjelljes Susan Constantine, e specializuar në leximin e gjuhës së trupit thotë se nuk beson se Johnny Depp ka qenë abuzues me ish gruan e tij, Amber Heard, duke iu referuar dëshmive të tyre gjatë gjyqit për shpifje. Të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për abuzim fizik dhe emocional.

“Pyetja është, a ishte ai abuziv me Amber? Unë nuk besoj se ai ishte abuziv me Amber,” tha Constantine për Fox News. “Unë mendoj se Amber ishte agresore … 100%.” Constantine shtoi se ajo mendon se Heard ose ka çrregullim të personalitetit kufitar (BPD) ose disa probleme me pasigurinë emocionale.

Amber Heard hyn në sallën e gjyqit në Gjykatën e Qarkut Fairfax në Fairfax, Virxhinia, më 3 maj 2022.

Në fakt, psikologu Dr. Shannon Curry tha në gjyq se Heard ka BPD dhe çrregullim të personalitetit histrionic (HPD). Curry tha se u takua me Heard dhe rishikoi të dhënat e saj mjekësore dhe psikiatrike për të arritur diagnozën e saj. Constantine tha gjithashtu se veshjet e Heard dhe Depp përfaqësojnë një “power-play”.

“Flasim për kodin e saj të veshjes. Ajo është duke parodizuar atë që ka veshur Johnny. Kur shikon se si janë veshur njësoj, kjo është padyshim një lojë pushteti midis tyre. Kush është ai që ka mbajtur pantallonat në familje?”, tha analistja e sjelljes. Ajo shtoi se këshillohet që gratë të mos veshin të zeza në gjyq.

Amber Heard më 13 prill dhe Johnny Depp më 11 prill. 

“Një grua nuk vesh kurrë të zeza në sallën e gjyqit. Pra, për çfarë bëhet fjalë? Dhuna në familje, pushteti, kontrolli dhe dominimi. Çfarë vesh ajo? Një ngjyrë kontrolli, pushteti dhe dominimi. Është një veprim i keq në ekipin ligjor të Amber Heard”, tha ajo. Të mërkurën, Heard pretendoi se Depp e ka dhunuar.

Heard rrëfeu herën e parë që Depp e kishte goditur. “Nuk do ta harroj kurrë. Më ndryshoi jetën.” Ajo shtoi se ai e goditi disa herë pasi ajo kishte bërë shaka me tatuazhin e tij “Wino Forever”. Ajo tregoi gjithashtu se Depp e kërcënoi se do ta vriste teksa ishin në Bahamas në jahtin e tij.

Amber Heard dëshmon se Johnny Depp e goditi atë më 4 maj 2022.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!