Mjekët dhe infermierët në Itali janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe si njohje e përpjekjeve të tyre në luftën kundër pandeminë Covid-19 .
Oslo pranoi kandidaturën për Nobel për Paqe 2021 të infermierëve dhe mjekëve italianë. Në bazë të kandidaturës së propozuar nga fondi Gorbacov, është fakti se personeli shëndetësor italian ishte i pari në botën perëndimore që u përball me një emergjencë shumë të rëndë shëndetësore, me mjete rrethanore, dhe duke shpëtuar jetë shpesh humbën të tyren.
Medici, infermieri e operatori sanitari italiani sono stati ufficialmente candidati al Premio #Nobel per la Pace 2021. Tutta Italia non vi ringrazierà mai abbastanza per il vostro straordinario lavoro in questa emergenza: comunque vada per noi avete già vinto! pic.twitter.com/64YTP5QgP6
— Giovanni Toti (@GiovanniToti) March 16, 2021
Siç parashikon edhe protokolli i kandidaturës, propozimi u nënshkrua zyrtarisht nga një Nobel për Paqe, Lisa Clark, amerikane e cila jeton në Toscana dhe që ishte vullnetare gjatë pandemisë. Në 2017-ën ajo u vlerësua me Nobel për paqen për impenjimin e saj për çarmatimin bërthamor.
Ajo u shpreh se mjekët dhe infermierët italianë ishin treguar vetëmohues dhe kjo ishte shumë prekëse, përfundoi ajo./abcnews.al