Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja kundër Coronavirusit, Xavi Hernandez dhuron 1 milion euro

schedule17:59 - 4 Prill, 2020

schedule 17:59 - 4 Prill, 2020

Leo Messi nuk është kursyer, ashtu sikurse edhe Pep Guardiola dhe Neymar, dy “ish”-ë të Barcelonës. ata kanë dhënë donacione për betejën që po bëhet anembanë botës për të mposhtur COVID-19. Së fundmi një tjetër emër i njohur ka bërë të njëjtën gjë.

Xavi Hernandes dhe bashkëshortja e tij, Nuri Cunillera, kanë dhuruar 1 milion euro për Hospital Clinic, në Barcelonë. Vetë spitali i ka falënderuar ata për ndihmën e dhënë, në një moment delikat si ky, ku numri i të prekurve nga COVID-19 po vjen në rritje.

Situata në Spanjë është rënduar, teksa vetëm ditën e sotme janë regjistruar 5537 raste të reja me COVID-19. Plot 124736 persona të dalë pozitiv, ndërkohë që numri i viktimave është duke kapur shifrën e 12 mijë personave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!