Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla në një komunikim për mediat nga qyteti i Elbasanit foli për situatën e krijuar nga reshjet e borës si edhe për zgjedhjet e 25 prillit.
Balla sa se në një kohë shumë të shkurtër është bërë hapja e të gjitha rrugëve.
Më tej ai theksoi se PS i qëndron angazhimeve të saj dhe se nuk ka aleatë të tjerë veç qytetarëve, duke shtuar gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta.
Gjithashtu ai theksoi se ende vijon puna për rikthimin ë rrjet të energjisë elektrikë për shkak të ndërprerjes, ndërsa theksoi se aktualisht rreth 374 abonentë janë pa energji dhe se po punohet rikthimin e saj.
“Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan. Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal.
Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Përrenjas. Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonent pa energji dhe puna po vijon.
Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra. Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë.
Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.
Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi”, tha Balla./abcnews.al/