“Beteja e ashpër”/ 11 maji, Majko në “Real Story”: Të rivlerësojmë marrëdhëniet me njerëzit e pakënaqur nga qeverisja

schedule20:37 - 1 Prill, 2025

schedule 20:37 - 1 Prill, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se beteja për zgjedhjet e 11 majit do të jetë e ashpër.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh sePS duhet të rivlerësojë marrëdhëniet me njerëzit e pakënaqur nga qeverisja.

Majko shtoi se vota për PS, është votë për Shqipërinë.

“Nuk është vlerësim, as i PD, as i Berishës, por është vlerësim i një elektorali, një shtrese njerëzish, të cilët për shumë arsye mund të kenë pakënaqësi në marrëdhënie me ne dhe na kanë votuar në tre palë zgjedhje. Ne duhet ta shohim realitetin ashtu siç është. Nëse në kutinë e votimit, ne na krijohet një udhëkryq, është nga mospjesëmarrja e kësaj shtrese njerëzish. Dhe nëse ne nuk do të rigjejmë komunikimin me këtë shtresë njerëzish, ne do jemi në problem, nuk është kjo për të vlerësuar Berishën. Kjo është për të rivlerësuar pozicionin tonë me një pjesë të njerëzve, të cilëve Iu ka ardhur shpirti në majë të hundës me kadastrat, me shërbimet, me disa nga problemet që janë shfqaur gjatë qeverisjes sonë, këto probleme ekzistojnë. Nëse e konsiderojmë këtë të rëndësishme, është hera e parë që një forcë politike diskuton pas 3 mandatesh, që ka pasur tërmete, situatë të rënduar shëndetësore, nga ky lloj koncepti duhet të dimë të trokasim te ajo lloj shtrese. Ne, po diskutojmë një fakt shumë të rëndësishëm që ka të bëjë jo vetëm me fitoren e  PS, ne po tejkalojmë, e fitojmë ne teknikisht, apo nuk e fitojmë ne teknikisht.

Duam të ftojmë në masë të gjerë njerëzit, për ata që nuk kanë vendosur të na votojnë. Çështja e integrimit në BE, është shans i humbur një herë për Shqipërinë. Kjo për shkak të çmendurisë politike, jo për shkak të njerëzve. Nëse nuk do ishte manipulimi i zgjedhjeve në 1196 dhe çmenduria në 1997,  Mendoj se ne do diskutonim sot si anëtare të BE. 10 ditë pas 11 majit, në Tiranë do të vijnë drejtues të BE. Imagjinoni, t’i thoni që kryeministër nuk do të jetë Edi Rama, por jemi në një krizë politike, nuk po gjejmë matematikëmn sesi do e bëjmë shumicën e ardhshme. Vota për PS, është vota për Shqipërinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!